SHPËRNDAJE
Një burrë në Kaliforni do të kompensohet me 21 milionë dollarë, pasi kaloi 40 vjet në burg për një gabim të drejtësisë. Craig Coley, i dënuar gabimisht për vrasjen e së dashurës së tij 24-vjeçare dhe djalit katërvjeçar në vitin 1978, u lirua në vitin 2017, pasi hetimet çuan në zbulimin e pafajësisë së tij, kryesisht falë testit ADN-së. Lajmi i rimbursimit maksimal u dha nga gjykata e qytetit Simi Valley, jo larg Los Anxhelesit. Personi, i cili tani është 71 vjeç, do të përfitojë 4,9 milionë dollarë menjëherë, ndërsa pjesa tjetër e shumës do të vijë nga sigurimet.