SHPËRNDAJE

Adnan Januzaj është shprehur tejet i lumtur që shënoi golin e fitores për Belgjikën kundër Anglisë.
Pas takimit, shqiptari që realizoi në minutën e 51′ për ta dërguar Belgjikën në 1/8 e finales si lider të Grupit G, mori çmimin nga FIFA si “Lojtari i Ndeshjes”.

“E dinim se diferenca mund të bëhet nga një moment individual. Mund të kishte qenë çdo kush, por jam i lumtur që isha unë që shënova golin e fitores”, tha Januzaj.

Belgjika në fazën tjetër do të përballet me Japoninë. Kjo ndeshje do të zhvillohet me 2 korrik në “Rostov Arena”.