SHPËRNDAJE

Menaxheri i lojtarit të kombëtares belge dhe Manchester United Adnan Januzaj, Dirk De Vries në një intervju për gazetën holandeze ka thënë se lojtari i tij paguhet më shumë se sa janë paguar Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi.

“Januzaj është lojtari i ri më paguar në botë. Paguhet më shumë se sa janë paguar Ronaldo dhe Messi në të njejtën moshë (19). Mund të mburremi me këtë të dhënë. Para se të nënshkruajmë kontratën e re me Manchester United, kemi pasë një ofertë të çmendur nga PSG, por e kemi refuzuar” ka thënë De Vries.