SHPËRNDAJE

Përzgjedhësi i përfaqësueses belge, Marc Wilmots ka deklaruar sot se Adnan Januzaj, ka vendosur që t’i bashkangjitet kombëtares belge.

19-vjeçari i lindur në Bruksel nga prindër shqiptarë nga Kosova, kishte të drejtë të përfaqësonte Kosovën, Shqipërinë dhe Belgjikën.

Por përveç këtyre shteteve, Januzajn e kanë kërkuar edhe Anglia, Serbia, Kroacia dhe Turqia.

Njoftimin e tij, Wilmots e ka bërë në Twitter, duke thënë se ka marrë konfirmimin zyrtar se Januzaj ka përzgjedhur Belgjikën. Shihni më poshtë postimet në Twiiter të Wilmots.