SHPËRNDAJE

Pjesë e edicionit të 72-të të Festivalit të Filmit në Kanë është edhe ish-modelja e Victoria’s Secret, Adriana Lima.

Supermodelja 37 vjeçare la gjurmën e saj në evenimentin e mirënjohur, e veshur në një fustan ngjyrë te kaltër të prerë anash, i cili ia nxori në pah këmbët e gjata. Ajo i kishte shtuar dukjes së saj mbresëlënëse një palë aksesorë të njëjtë si fustani dhe me një stil interesant të flokëve.

 

Në njërën prej imazheve, Adriana tregoi më shumë se ç’duhet, pamja e së cilës është komentuar mjaft shumë.

Theksojmë se kohët e fundit tashmë ish-modelja ka qenë temë e mediave rozë në saje të lidhjes me shkrimtarin turk, Metin Hara.

Lima ka qenë fytyrë e shumë markave botërore, gjersa muaj më parë i ka dhënë fund karrierës së saj prej modeleje.