SHPËRNDAJE

Aeroplanët e parë të luftës F-35 të Britanisë së Madhe janë gati të vendosen për operacione për herë të parë. Kjo pasi që, siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, i pari i aeroplanëve të tillë, të prodhuar nga Lockheed Martin me një kosto prej 100 milion funtesh, ka prekur bazën ajrore RAF Marham.

Po sipas mediave britanike, bëhet fjalë për aeroplanë, shpejtësia maksimale e të cilëve arrin në 1,200mph – më shpejt se shpejtësia e zërit. Sekretari i mbrojtjes Gavin Williamson, duke folur në bazën ajrore të enjten, ka thënë se nëntë F-35 ishin gati të vendoseshin dhe flota Typhoon e RAF-it është përmirësuar me një sistem të ri armësh. Z.

Williamson tha: “Ndërsa i japim lamtumirën shekullit të parë të RAF-it, ne po vendosim vizionin ton. në 100 vitet e ardhshme”.

“Kombi ynë po lëviz në një epokë të re jashtë BE-së dhe arritjet tona të mëdha në aftësinë ajrore e bëjnë angazhimin tonë për një rol në skenën botërore të qartë, për aleatët dhe armiqtë tanë”. Mediat shkruajnë se rreth 150 punonjës të Mbretërisë së Bashkuar kishin punuar me aeroplanët F-35 në SHBA, para se grupi i parë i avionit supersonik erdhi në Britani të Madh.