SHPËRNDAJE

Pasagjerët e aeroplanit që ishte nisur për në Tenerife të Spanjës, mbetën të hutuar kur u realizua një aterrim emergjent në Mançester të Anglisë. Pas nisjes së suksesshme nga Glasgow i Irlandës, Jet 2 është detyruar të ulej sepse në boed mungonte uji i nxehtë për kafe dhe çaj “Uroj të keni një arsyetim tjetër, nëse keni nevojë për aterrim emergjent. Fëmijët po qajnë, është nisja më e keqe e një pushimi ndonjëherë” ka shkruar një prej pasagjereve në Twitter.

Aeroplani i kompanisë Jet 2 Kompania ajrore ka reaguar menjëherë, duke thënë se arsye e aterrimit është e vërtetë, pasi nuk kishte ndonjë problem tjetër, duke shtuar se në plan të parë janë udhëtarët, të cilëve duhet t’ju kryhen shërbimet e duhura. Kur furnizimet përfunduan, aeroplani u nis sërish në fluturim, për të përfunduar në aeroportin e ishullit turistik.