SHPËRNDAJE

Kompania koncesionuese e Aeroportit të Prishtinës, LIMAK, paguan shumë mujore për Murat Mecinin për shërbime të konsulencës.

Mecini ishte shofer i ish –drejtorit të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), Bekim Jashari.

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ ku u transmetua intervista me Drejtorin aktual të ASHNA-s, Bahri Nuredini (familjar i Bekim Jasharit), ai nuk deshi të flasë për marrëveshjen e Mecinit me LIMAK-un.

“ASHNA nuk ka kontratë me këtë kompani. Nuk ka kontratë me neve. Unë e njoh Murat Mecinin. Nuk isha futë  në këto konstilacione që nuk ka të bëjë me neve”, tha Nuredini

Lidhur me këto pretendime ‘Jeta në Kosovë’ ka dërguar pyetje por nuk ka marrë përgjigje nga Bekim Jashari ndërsa Murat Mecini përmes telefonit ka thënë se nuk duhet të interesohemi për këtë punë./Kallxo.com