SHPËRNDAJE

Pasivizimi i adresave të banimit të shqiptarëve në komunën e Medvegjës është bërë një shqetësim shum serioz për shqiptarët e kësaj komune. Edhe përkundër faktit se në këtë komunë jetojnë një numër shum i vogël i shqiptarëve të cilët për shkak të situatës politike, të sigurisë por edhe asajë ekonimike kanë migruar në vende të ndryshme ata po përballen edhe me pasivizim masiv të adresave të banimit.

OJQ AFEDS, organizatë e cila kohëve të fundit me seriozitet është duke u marë me këtë çështje ka nisur një iniciativë për senzibilizimin e këtij problem, me qëllim që ti njoftojë instancat më të larta ndërkombëtare me gjendjen aktuale të shqiptarëve në këtë komunë dhe zgjidhjen e këtij problem shqetësues.

OJQ AFEDS Njofton të gjithë banorët e Medvegjës, të cilëve u janë bërë padrejtësi në pasivizimin (fshirjen) e adresave në Medvegjë, dhe kudo në Serbi, për trajtimin e këtij krimi të organizuar, deportim administrativ në masë, ndaj një etnie autoktone, që t’i dërgojnë të dhënat e tyre personale: emër, mbiemër, adresën e vendbanimit në vendlindje, numrin e anëtarëve të familjes nëse jeni kryefamiljar ( të dhënat personale edhe për anëtarë të tjerë të familjes tuaj ) apo çfarëdo dokumentash që posedoni për këtë dukuri të paparë ndonjëherë, qoftë edhe fletë pagesat që ua keni paguar dhe nuk keni marrë përgjigjen e duhur.

Jeni të lutur që përmes e – mail-it, adresatefshira@hotmail.com ose duke i fotografuar me shumë kujdes, t’i dërgoni sa më parë. Kjo çështje do të ngritet në institucionet ndërkombëtare në mënyrë profesionale, me shpresë që të gjejmë një zgjidhje sa me të shpejt.

Inicues dhe perkrahës i trajtimit të kësaj dukurie të paparë deri më tani, është OJQ -ja AFEDS, thuhet në njoftim./presheva.com/