SHPËRNDAJE

Anëtari i kryesisë së APN-së dega në Bujanoc, Florim Agaj, perms një postimi në rrjetin social, ka kërkuar nga pushteti lokal, gjëgjësisht nga kabineti i kryetarit të komunës që mjetet e ndara nga buxheti komunal për media ti shfrytëzojë për propagandë senzibiluzuese, për çështje që janë me rëndësi jetike për qytetarët e komunës së Bujanocit, jo ti keçpërdorë ato për interesa partiake duke sulmuar opizitën dhe pushtetin në Preshevë.

Situata me mbeturinat në dalje të fshatit Tërrnoc (Madeni) dhe kundërmimi që po lëshojnë mbetjet e kurbanave të hedhur e kanë shtyrë Agajn që ti drejtohet kryetarit të komunës dhe strukturave udhëheqëse lidhur me këtë.

Postimi i plotë i Florim Agaj:

Është shokuese kur sheh atë zonë mbi parkun e ri në Tërnoc (madenin),përveq bërllogut që hudhet aty në mënyrë të pakontrolluar,tash e 3-4 ditë sun kalon nga kundërmimi, me gjasë i mbetjeve të kurbanëve! Papërgjegjësi totale e qytetarëve.

Mendoj se kemi shum nevojë për fushatë senzibilizuese, fushatë të vetëdijësimit gjë të cilën shum lehtë mundë ta bëjnë portalet e shumtë dhe mediumet të cilët paguhen nga pushteti lokal përmes mjeteve të taksapaguesve!

Me këtë rast i drejtohem kabinetit të kryetarit të komunës njëherit “menagjerit” të të gjith kësaj katrahure që na ka kaplu viteve fundit, që të reflektojë dhe të jetë më i afërt me qytetarët dhe në shërbim te tyre pikërisht përmes “mediumeve”, portaleve, faqës zyrtare të komunës, duke organizu atë që u tha më herët, e jo të shfrytëzoje këto mjete të informimit për të dëmtu opozitën dhe për të sulmuar pushtetin në Preshevë!

Nuk është dobsi dhe nuk i forcon kundërshtarët tuaj politik nëse bëni fushatë reflektimi duke i’u drejtuar qytetarëve për ti kërkuar ndihmë për zgjidhjen e problemeve! Kryetarë ju keni arritë mi ble gjith këta, por ju keni humbë qytetarin!

Dhe mos harro këta që paguhen nga ju, dhe tjerët qe ju vet krijuat, po të njejtit do të “shiten” kur ju më nuk jeni në pushtet, vetëm se atëherë do ketë dallim të madhë sepse, Ne, pushteti i ardhshëm, përmes tyre do jemi shum më pranë qytetarit, shkurt ata do të jenë në shërbim të qytetarit (punëdhënsit) e jo të “Pushtetit” apo “Partisë”, ka shkruar Agaj./presheva.com/