SHPËRNDAJE

Viti 2018 ishte vit i suksesshëm për adminstratën komunale në Preshevë tha kështu në studion e portalit preshevacom, kryeshefi i administratës komunale, Agim Ymeri. Përkundër mungesës së kuadrove në drejtorate të caktuara të administratës komunale për shkak të ndalesës së Qeverisë nga viti 2015 për mos pranim në punë të kuadrove të reja sërish administrata komunale ka funksionuar normalisht.

Vetëm gjatë vitit 2018 me shumë përpikmëri është bërë edhe azhurimi i listave zgjedhore për zgjedhjet lokale dhe ato të Këshillit Nacional Shqiptarë edhe pse ende nuk janë azhuruar qind përqind këto lista. Kryeshefi i administratës ka potencuar se azhuritet në punën e tyre gjatë këtijë viti kanë treguar të gjitha drejtoratet në kuadër të administratës komunale. Sipas Ymerit numri është shumë më i madh i taksave të mbledhura në kuadër të administratës komunale brenda këtijë viti në dallim me vitet e tjera.

Për vitin 2019 kryeshefi Ymeri ka potencuar se kërkesë primare për funksionim normal në kuadër të administratës duhet të bëhet edhe plotësimi i dy kuadrove si inspektori i arsimit dhe revizori intern. Për plotësimin e këtyre vendeve duhet kërkuar pëlqimi nga ministritë përkatëse në nivel qendrorë./resheva.com/