SHPËRNDAJE

Milani është takuar me Predrag Mijatovicin rreth mundësisë së transferimit të Dejan Lovrenit nga Liverpooli në këtë afat kalimtar.

Mijatovic është shumë i njohur në Serie A, pasi ka luajtur te Fiorentina nga viti 1999 deri në vitin 2002, por ish-anëtari i Real Madridit tani është futur në profesionin e menaxherit.

Milan News ka raportuar se kroati ka arritur tashmë në zyrat e Rossonerëve për ta zhvilluar një takim, derisa Gazzetta dello Sport bën me dije se po diskutojnë për Lovrenin.

Mijatovic thuhet se ishte përfshirë edhe në transferimin dështuar të Ozan Kabakut, pasi ky i fundit kaloi te Schalke.

Kroati punon me agjentin tjetër Vlado Lemic, që ka nën pronësi lojtarët si, Lovren, Nemanja Matic dhe Luka Modric.

La Gazzetta po ashtu raporton se drejtori ekzekutiv i Milanit, Zvonimir Boban, është takuar me të dy agjentët për shërbimet e mesfushorit të Real Madridit.