SHPËRNDAJE

Një pyetje që po na bëhet me shumicë.

Përgjigja:
Ne muajin Rexheb nuk ka ditë te caktuar që veçohet të agjërohet, as dita e natës se Regaibit.
Në muajin Rexhep preferohet agjërimi në tërësi sa të mundesh, por me kusht që të mos agjërohet krejt muaji, sepse Muhamedi a.s. nuk ka agjëruar muaj të plotë përveç Ramazanit.

Kurse nata e Regaibit ka dy simbolika:
1. Lajmëtari i parë i muajit të Ramazanit.
2. Eminja nëna e Muhamedit a.s. e ka ndier veten shtatzënë me Muhamedin a.s. ( këto sipas shumicës së dijetarëve musliman ).

Kjo natë është natë përkujtimore,,, domethënë se:
1. Përkujtohet aktiviteti i muslimanit për ditët në vijim deri në muajin e Ramazanit.
2. Përkujtohet  Muhamedi a.s., prindërit e tij, dhe fëmijëria e tij etj.

Në këtë natë nuk parashihet ndonjë adhurim i veçantë.
Mirëpo çfarë do që bënë muslimani në këtë natë dhe netë të tjera, nga adhurimet vullnetare, si përmendja e Zotit, lutje të ndryshme, salavate etj. fiton sevap dhe shpërblim prej Zotit.

Ndërsa se a lejohet që të përkujtohet kjo natë dhe të tjera:
Lejohet plotësisht që të përkujtohen dhe nuk ka asnjë ndalesë. Kurse idetë që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale për ndalimin e përkujtimit të tyre janë mendime të izoluara, shkurtëpamëse dhe mendime të pakicës absolute të dijetarëve musliman, kurse shumica absolute e arsyetojnë dhe e lejojnë.

Natyrisht se kjo natë, mund të përkujtohet me adhurim, namaz nafile, lexim të Kur’anit, përmendje të Zotit, lutje për nevoja të kësaj bote dhe të botës tjetër, sadaka të ndryshme bisedë ma familje për këto ngjarje etj.

Nuk ndalohet edhe që të përgatitet ushqim ose ëmbëlsirë për familjen,,, sepse edhe kjo llogaritet sadakë për antarët e familjes.
Këto i lejon shumica absolute e dijetarëve musliman, por ka edhe dijetarë që e ndalojnë këtë.

Vërejtje:
Është mirë, e drejtë dhe kërkesë islame për të gjithë ata që flasin “ashpër” kundër përkujtimit të kësaj nate dhe të tjerave: Ti tregojnë të gjitha mendimet e dijetarëve musliman, e jo vetëm të atyre që i kanë qejfë ata.
 Përkujtimin e kësaj nate dhe të tjerave e lejon dhe e preferon edhe  qëndra për fetva e Egjiptit me numër 2508.   (shih.   darul ifta egypt.  www.dar-alifta.org ).

KBI  Bujanoc
Mr. Ragmi  Destani