28 C
Presevo, Serbia
20.08.2019
Ballina ShowBiz Agnesa Vuthaj në kopertinën e revistës së famshme angleze “Global Woman”

Agnesa Vuthaj në kopertinën e revistës së famshme angleze “Global Woman”

SHPËRNDAJE

Bukuroshja kosovare, Agnesa Vuthaj, tashmë ka rënë edhe në syrin e mediave ndërkombëtare.

Së fundmi, ajo ka pozuar për kopertinën e revistës së famshme në Mbretërinë e Bashkuar, “Global Woman”, e cila u kushtohet femrave të suksesshme në fusha të ndryshme.

Në versionin online të revistës, i është kushtuar një artikull i veçantë modeles nga Istogu, duke përshkruar suksesin që ajo ka arritur në modeling, biznes dhe ndërmarrësi.

“Agnesa Vuthaj – Bukuria e dëshirueshme që përqafon origjinalitetin, është një mbretëreshë bukurie, modele, biznesmene, dizajnere e modës, producente televizive, si dhe aktore e rastit e njohur në Kosovë dhe më gjerë”, nis shkrimin Global Woman.

“Pas krijimit të saj të suksesshëm në tendencat dhe iniciativat evropiane dhe ndërkombëtare, ajo tani kushton shumë kohë për të ndihmuar në zhvillimin e modeleve të reja dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse.

Ajo ka udhëhequr dhe organizuar nisma të shumta filantropike. Agnesa ka punuar dhe ka kushtuar vëmendje në zhvillimin e një karriere globale dhe është angazhuar në mënyrë proaktive në projekte dhe aktivitete të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi.

Ajo fillimisht u bë e njohur ndërkombëtarisht pas suksesit të Shqipërisë në “Miss World 2004” në Kinë dhe “Miss Universe 2005” në Tajlandë. Ajo ka qenë producente e “Miss Kosova Beauty Pageant” për më shumë se një dekadë, me shpenzime tërësisht vetanake dhe pa mbështetje nga jashtë.

Pas karrierës së saj të suksesshme ndërkombëtare për një dekadë, në bashkëpunim me artistët dhe biznesmenët italianë dhe amerikanë, Agnesa lansoi linjën e saj të aksesorëve të modës me çanta, këpucë dhe rrathë të punuar me dorë.

Qasjet e saj elegante dhe krijuese e kanë transformuar atë në një nga dizajnerët më të dëshiruar të Evropës dhe ShBA-së. Ajo synon të zgjerojë këtë iniciativë dhe të ndajë këtë përvojë edhe në tregun aziatik”, përfundon artikullin “Global Woman” për bukuroshen kosovare.