SHPËRNDAJE

Skuadra angleze Manchester City, nuk është e gatshme ta shesë Sergio Agueron në klubin e Barcelonës, dhe lojtarit në fjalë i është vendosur çmimi që tregon se ai kushton 70 milionë euro.

Sipas disa thashethemeve thuhet se Barcelona e dëshiron argjentinasin, për shkak se siç është raportuar, Lionel Messi i ka kërkuar atij afrimin në Barça gjatë verës së këtij viti.

Babai i Messit dhe njëkohësisht edhe menaxheri i tij ka hedhur poshtë këto thashetheme por e përditshmja ‘Sport’, deklaron se Aguero është synimi kryesor i Barcelonës në rindërtimin e programit të klubit gjatë verës.