SHPËRNDAJE

Pas takimit me eurokomisionerin Johanes Hahn, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i pyetur për funksionarët e koruptuar të BDI-së të cilët lakohen për keqpërdorim të mjeteve nga buxheti, ai ka kërkuar nga mediat që të njejtët të demaskohen me emër dhe mbiemër para prokurorisë, transmeton Zhurnal.mk

“Nëse ka në kuadër të BDI-së funksionarë të cilët kanë keqpërdorur besimin dhe kanë keqpërdorur mjetet e qytetarëve ju lutem t’i demaskoni me emër dhe mbiemër dhe me fakte para organeve të drejtësisë në prokurori, unë nuk jam prokuror, unë përfaqësoj parti politike e cila dëshiron që punën të shkojnë në vijë të drejtë, pyetje të cilat janë kundër qytetarëve të vendit duhet të meritojnë dënimin jo vetëm ato që bartin funksione publike por cili do qoftë”, ka thënë Ahmeti pas takimit me eurokomisionerin Johanes Hahn.