SHPËRNDAJE

Avni Ajdini nga Tërrnoci i Bujanocit është njëri nga veprimtarët e parë të çështjes Kombëtare të Shqiptare, njëri nga oragnizatorët e demostratave të vitit 81, njeriu i cili, në periudhën kur popullata shqiptarë në Kosovë ishte më e rrezikuar se kurrë më parë, ngriti në këmbë Qeverinë e Suedisë dhe mediat më të fuqishme evropiane që të drejtojnë sytë kah Kosova dhe popullata e pambrojtur.

Në një intervistë eksluzive dhënë presheva.com (të cilën do ta ndiqni të plotë, video) Avni Ajdini tregon se si, shumë herë ishte i rrezikur edhe vetë nga UDB-ja, sa herë që vinte për vizitë në vendlindje, akoma pa hyrë mirë në shtëpinë e vetë në Tërrnoc, dhjetra automjete rrethonin shtëpinë e tij dhe merrej me orë të tëra në pyetje nga policia dhe shërbimi sekret.

“Asnjëherë nuk iu kam friguar askujt, përveç se të më vrisni nuk keni çtë më bëni tjetër sepse unë nuk kam bërë asnjë krim, nuk kam vrarë njeri dhe as që kamë kërcënuar dikend, kështu që nuk e ndjejë vetën fajtorë aspak” thotë Ajdini ti ketë thënë policisë kur e merrnin në pyetje.

Ajdni nga vendlindja e tij (ish-Jugosllavia) është larguar në vitin 1975, gjegjësisht ai kujton se ishte nata e Vitit të Ri kur ka arritur në Suedi, në Geteburg. Atë kohë thotë Ajdini, ishin të paktë personat që merreshin me çështjen Kombëtare, dhe kështu kishin filluar hapat e para të celulës për ngritjen e zërit të së vërtetës.

Ajdni me shokë kishte themeluar Shoqatë shqiptare ‘Kosova” në vitin 1979, për të vazhduar më pas me aktivitetet të shumta me qëllim të promovimit të kulturës shqiptarë në Evropë. Për Ajdinin dhe shokët e tij, organizimi i demostratave ishte një kënaqësi, sepse ngritej zëri i popullatës shqiptare të shtypur nga rezhimi i atëhershëm.

Atdhëtari nga Tërrnoci kujton se, nuk ishte pengesë vetëm rezhimi, në këtë çështje kishte të involvuar edhe shqiptarë të cilët pengonin organizimin e demostratave, dhe shumë politikanë të kësaj kohe në Kosovë për Ajdnin janë të rrejshëm të cilët kanë përfituar në kurriz të dikujt tjetër.

Në intervistën dhënë presheva.com Ajdini tregon edhe për periudhën e luftës së UCK-së dhe 3% që grumbullohej për Kosovën, por edhe në këtë çështje, kishte parregullsi, shum mjete janë zhdukur ndërsa tash ka persona që janë bërë milionera nga këto mjete.

Pamvarësisht gjith këtij kontributi vendlindja ishte gjithmonë në zemrën e tij. Sa i përket Luginës së Preshevës, Ajdini është i prerë, “politikanët aktual duhet ti lënë vendin gjeneratave të reja, sepse kështu e ka demokracia, ata kanë bërë sa kanë mundur por gjeneratat e reja duhet të jenë ato të cilat duhet ta drejtojnë Luginën” thotë Avni Ajdini. Intervistën dhënë presheva.com së shpejti do ta ndiqni të plotë./presheva.com/