SHPËRNDAJE

Kryesia e Klubit të Vendlindjes “Trojet” fton opinionin e gjerë, veçmas qytetarët e Medvegjës që jetojnë në Kosovë, në vendlindje dhe në diasporë, që të marrin pjesë në Akademinë përkujtimore kushtuar akademikut Idriz Ajeti. Akademia do të mbahet sot në Institutin Albanologjik, duke filluar në orën 12:00.

Ndahet nga jeta akademik Idriz Ajeti “Ftohen të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë Akademi dhe me praninë e tyre të shprehin edhe njëherë dashurinë, mirënjohjen dhe falënderimin e Vendlindjes për punën, jetën dhe veprën e akademikut Idriz Ajeti”, thuhet në njoftim.