SHPËRNDAJE


Në aksidentin rrugor që ka ndodhë afër Budapestit të Hungarisë një veturë për shkak të shpejtësisë të papërshtatshme në kushtet atmosferike dhe rrugës ka goditur një minibus nga Presheva.

Siç ka njoftuar konzullata e Serbisë në Hungari Jelena Cvijanoviq, transmeton presheva.com, në këtë aksident dy persona janë lënduar rëndë ndërsa tre udhëtarë lehtë.

Siç ka mësuar presheva.com, të gjithë të lënduarit po shërohen në qendrën spitalore të Budapestit, dhe bëhet fjalë për shtetas të Serbisë dhe Maqedonisë që me minibus të kompanisë “Mimoza 93” po udhëtonin nga Presheva për Evropë.

Aksidenti ka ndodhë 30 kilometra larg Budapestit në drejtim të Vienës.

Në minubus kanë qenë 8 udhëtarë dhe shoferi. /presheva.com/