SHPËRNDAJE

Siç ka mësuar presheva.com, viktimat e aksidentit janë familja tre antarëshe nga Presheva, Bashkim Hamidi, Zejmihane Hamidi dhe Emrushe Hamidi.

*********

Një aksident tragjik në aksin Kukës-Morinë ka shënuar 3 viktima, mes të cilëve një vajzë 15 vjeçare. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, ku mjeti tip Golf me targa të Serbisë VR 001 GZ ku udhëtonin 3 anëtarët e një familje është përplasur me mjetin Tip BMW me targa kosovarë 01855 AF, ku udhëtonin dy djem të rinj, njofton OraNews, transmeton presheva.com.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën në vendngjarje tre personat në mjetin tip Golf 3, dy prindërit me vajzën e tyre.

Dy personat e plagosur nga Drenica, janë dërguar për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Kukësit dhe janë në gjendje të rëndë. Ende nuk dihet identiteti apo shtetësia e tre viktimave, ndërkohë që policia po këqyrë vendin e aksidentit për të zbardhur shkaqet. /presheva.com/