SHPËRNDAJE

Një aksident fatal ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Tivar-Ulqin mes tri veturave dhe një kamioni.

Në aksidentin e orës 07:20, ka mbetur i vdekur 19 vjeçari Ervin Nikezic.

Po ashtu raportohet se ka edhe të tjerë të lënduar, të cilët janë dërguar urgjent në spitalin e Tivarit.

Aksidenti ka ndodhur në tunelin e Tivarit që dërgon në Ulqin. Njësitet policore dhe ato mjekësore kanë dal menjëherë në vendin e aksidentit, derisa komunikacioni është bllokuar për veturat tjera.