SHPËRNDAJE

 

Në mëngjesin e sotëm në afërsi të Kurshumlisë në Serbi, një autobus që udhëtonte nga Sllovenia për në Kosovë është aksidentuar.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar nëntë persona.

Aksidentin e ka konfirmuar edhe shefi i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Jetlir Zyberaj.

“Deri më tani, tre qytetarë janë të lënduar rëndë, ndërsa pjesa tjetër pas trajtimit me ndihmë të parë janë liruar nga spitali”.

Në anën tjetër, ortopedi serb në Spitalin e Prokuples, Aleksa Saviq, ka treguar se nga rrokullisja e autobusit përplot më kosovarë që ndodhi në afërsi të Kurshumlisë, kanë mbetur të lënduar 9 persona, por tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.