SHPËRNDAJE

Parma me Kastrion Dermakut titullar nuk ia ka dalë dot në Kupë, teksa është mposhtur në shtëpi nga Roma me rezultatin 2-0.

Të dyjat për romakët i shënoi mesfushori Lorenzo Pellegrini.

Përderisa po zhvillohej loja një episod mjaft qesharak ndodhi në pjesën e dytë, kur për pak momente u ndalua ndeshja. Kjo për shkak se gjatë zhvillimit të takimit në pjesfushën e Romës u aktivizua sistemi i ujitjes së stadiumit.

Sigurisht kjo gjë u bë paparamendim, ndërsa nuk munguan të qeshurat nga disa lojtarë.