SHPËRNDAJE

Aktori i njohur Idris Elba rezultoi pas testimit pozitiv me COVID-19 dhe e ka izoluar veten. Ai këmbëngul se nuk ka simptoma. Elba iu bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë nëpër shtëpi.  

Elba u shpreh se nuk ka asnjë problem dhe asnjë simptomë problematike. Aktori britanik postoi një video bashkë me bashkëshorten Sabrina Dhowre , ku lajmëruan se janë vetizoluar.

Sipas Guardian, doli se javën e kaluar Elba u takua me Sophie Grégoire Trudeau në një ngjarje në Londër pak më shumë se një javë para se gruaja e Kryeministrit kanadez të testohej pozitive nga koronavirus.

Ajo  u fotografua në ngjarjen “Wembley Arena We Day” më 4 mars së bashku me yllin e F1, Lewis Hamilton dhe aktorin Elba. Video e ngjarjes tregonte se Grégoire Trudeau ishte duke përqafuar ish-kryeministren e Australisë, Julia Gillard.

Një zëdhënës i Gillard tha që ajo po izolohet si një masë paraprake. Në të njëjtën ditë Grégoire Trudeau gjithashtu shkoi në një konferencë për Ditën Ndërkombëtare të Grave.