SHPËRNDAJE

Ekipi i serialit të njohur turk, “Nusja nga Stambolli”, ka aderuar sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Saktësisht bëhet fjalë për aktoren Semra Dinçer, e cila është e njohur për publikun shqiptar nga roli i saj në këtë serial.

Megjithatë Prive nuk ka arritur të kuptojë arsyet e ardhjes së saj në Kosovë, mirëpo kujtojmë se modelja kosovare Arbnora Ademaj kishte udhëtuar drejt Turqisë, pasi ajo do fillojë karrierën e re si aktore në një nga serialet atje dhe ishte takuar me Dincer!