SHPËRNDAJE

David Alaba ka thënë se ndihet edhe më i fortë pas kritikave që ka marrë nga eliminimi i Austrisë në Kampionati Evropian.

Mbrojtësi austriak ka kaluar një sezon me luhatje, gjë kjo që ka bërë të kritikohet në vendin e tij për shkak të formës.

“Kritikat në Austri, të cilat erdhën pas eliminimit tonë, unë i kam pranuar”, thotë fillimisht Alaba për Bild.

“Kjo ishte një përvojë e re për mua, sepse jam relativisht i ri. Por unë kam dalë i fortë prej tyre”.

“Kjo më ka formuar mua si person, por edhe si një lojtar në fushë. Kritikat pas Kampionatit Evropian më kanë bërë edhe më të fortë!”, përfundoi austriaku.