SHPËRNDAJE

Alan Eustace, njëri nga drejtorët e Google, ka kërcyer me 24 tetor nga stratosfera duke kaluar shpejtësinë e zëri dhe me këtë ka thyer rekordin e vendosur para dy viteve nga Felix Baumgartner që ka qenë 39.044 metra.

Eustace i cili e ka financuar vetë këtë aksion, ka kërcyer nga lartësia 41.842 metra, ndërsa kërcimi ka zgjatur 15 minuta.

Eustace gjatë kërcimit nga një balonë të mbushur me helium nga New Mexico është ngjitur në stratosferë  dhe duke rënë ka arritur shpejtësinë rreth 1300 km/h.

Ai ka veshur skafander special të dizajnuar, ndërsa Baumgartner ka qenë në kapsulë.

Pregaditjes kanë zgjatur 34 muaj.