SHPËRNDAJE

Dyshohet për prani detergjenti të lëngshëm! Me këtë motiv, Ministria e Sigurisë Ushqimore në Gjermani, njoftoi tërheqjen nga tregu të birrë Franken Bräu Pilsener.

Prodhuesi ka tërhequr nga të gjitha pikat e shitjes birrën në fjalë, e cila vijon ama të shitet online, ndërkohë që supermarketet i kanë paralajmëruar klientët.

Përveç zyrës federale për sigurinë ushqimore gjermane, sinjalizimi është dhënë edhe në Europë, në mënyrë që birra të tërhiqet.

Alarmi u dha nga Gjermania, nëpërmjet sistemit të shpejtë për kujdesin ushqimor europian (RASFF), ndërkohë që u bë me dije se tërheqja është bërë vullnetarisht.

Birra nën akuzë prodhohet nga Frankenbräu Lorenz Bauer GmbH & Co me seli në Gjermani, në Neundorf 41, 96268 Mitëitz, ku kompania sqaron se “Tërheqja bëhet pasi cilësia e birrës sonë është prioritet absolut. Gjithçka u zbulua gjatë pas një defekti teknik, ku në birën tonë që mban datë kadence 05-05-2020, mund të ketë element detergjenti. Për këtë arsye kërkojmë që këto birra të kthehen në fabrikë ose në dyqanin ku janë blerë. Natyrisht, do të zëvendësohen me produktet brenda standardeve”.