SHPËRNDAJE

I njohur si i qetë, Carlo Ancelotti ka treguar karakterin e tij pas humbjes nga Real Sociedad. Ai tashmë ka vendosur të ndryshoj disa gjëra tek Real Madridi.

Një humbje, një rezultat i tillë sikur kundër Real Sociedad është e mjaftueshme që makineria galaktike e Florentino Perez të mendoj për ndryshime.

Ka investuar njeriu i parë në klubin mbretërorë shumë të holla për ta ndërtuar imperinë e tij, e cila është gjunjëzuar kundër një rivali mesatar në Primera.  

Carlo Ancelotti nuk është i kënaqur me lojën e lojtarëve të tij, por, pas ndeshjes ai deklaroi se gabimi është tek ai, dhe se diçka serioze duhet të ndërrmiret.

Tifozët pritën këtë moment të “gjuajnë gurë” pas shitjes së Alonsons dhe Di Marias. Me Modriç-Alonso-DiMaria, Real Madridi e fitoi ligën e kampionëve, ndërsa Ancelotti tani duhet të filloj nga zero për të krijuar shtyllën e ekipit të tij.

Edhe Cristiano Ronaldo dje deklaroi se do të kishte vepruar ndryshe, edhe kur janë transferimet në pyetje dhe zgjedhja e ekipit, por tani Ancelotti është në potez.

Çështja e parë mbetet, ku të sistemohen Kroos dhe James? A është Kroos një mesfushor qendror apo James të luaj “9” e rrejshme?

Kroos sezonin e kaluar ka luajtur si mesfushor në qendër. Toni më së mirë luan kur gjendet në vrimën pas sulmuesit, deri sa profilit të tij nuk i përshtatet mesfushir defanziv.

Me shtyerjen e Kroos në linjën sulmuese, atherë James do të mbetet pa funksion në pjesën e tretë të fushës, andaj edhe Ancelotti ka vështirësi në zgjedhje.

Nuk duhet harruar se Ancelotti ka në dispozicion edhe Illaramendi, Khedira, Isco, ku ky i fundit për të cilin nuk ka vend në ekip.

Blerja e lojtarëve të shtrenjtë mund ti kushtoj Real Madridit, James dhe Kroos nuk është e preferuar të mbahen në stol.

Mbetet të shihet se si dotë veproj Ancelotti, ekzistojnë zëra që ai të filloj ndryshime nga portieri, pasi Perez ka blerë portierin e shkëlqyer Navas, i cili definitivisht është më në formë se Casillas, por reputacioni dhe emri edhe më  tej e lënë atë në mes të shtyllave…