SHPËRNDAJE

Alba

Jordi Alba nga Barcelona mendon se fajin për humbjen e Barcelonës e kishte edhe gjyqtari i cili sipas tij ishte i padrejtë.

“Ishte prekje me dorë. Ishte penalti. Gjyqtari nuk ishte i aftë ta vlerësoj drejtë”, tha Alba pas takimit.

Ai tha se tanimë Barcelona do të përqëndrohet tek fitimi i Kampionatit dhe i Kupës së Mbretit.

“Ne kishim mundësi, por tani do të përqendrohemi në kampionat dhe finalen e Kupës së Mbretit. Atletico është në pozitë të pakëndshme pasi që pas nesh në kampionat”, tha ai