SHPËRNDAJE

AlbanMeha

Futbollisti shqiptar Alban Meha, i njohur me gjuajtjet e tij të forta nga distanca, edhe pse jo me tepër se një sezon anëtarë i FC Torku – Konyaspor të Super Ligës së Turqisë, ka bërë për vete adhurues të shumtë.

Mehaj me shënimet e tij nga gjuajtjet e lira ka pushtuar veçmas zemrën e vogëlushit Osman Ensar.

Ky vogëlush i shoqëruar nga prindërit e tij e ndonjëherë edhe nga të afërmit çdo fundjave zë vend në ulëset e stadiumit “Torku Arena”të qytetit Konya.

Simpatinë e tij ndaj Alban Mehës, vogëlushi inteligjent e mjaft simpatik nga Konya e Turqisë, e ka shprehur hapur të premten që shkoi në takimin e javës së njëzetedytë ndërmjet FC Torku Konyaspor dhe Medicana Sivasspor 2 :1.

Ai me të përfunduar kjo ndeshje e vlefshme e kampionatit futbollistik të Turqisë, me një tufë lulesh në duar dhe me një pankartë të formuluar me tekst në gjuhën shqipe , është nisur drejt Alban Mehës, të cilit në mënyrë shumë të njerëzishme i ka kërkuar fanellën me autograf.

Meha pahezituar fare i ka dhuruar vogëlushit fanellën me emrin e tij,kurse nga ai ka pranuar tufë lulesh. Meha, ish- futbollist i kombëtares shqiptare, dhe prapë një nga kandidatët e mundshëm për Kampionatin Evropian “Franca 2016” më në fund identifikoi mikun dhe adhuruesin e tij të vërtetë. /Albinfo/