SHPËRNDAJE

28 vjeçarja Alexandria Ocasio-Cortez ka shkruar histori në politikën amerikane, teksa ka mposhtur kundër kandidatin për kongres të distriktit të 14-të të New Yorkut, i cili kishte mbajtur këtë pozitë për më shumë se një dekadë.

Ajo ishte e panjohur për publikun, nuk ka pranuar donacione si të tjerët, dhe fushata e saj ka qenë e udhëhequr krejtësisht nga vullnetarët.

Gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, ajo ka punuar për kandidatin Bernie Sander, që garoi nga ane demokratëve. Kurse, në vitin 2017 ajo nisi kampanjën për ta larguar nga ulësja Crowley, demokratin e fuqishëm që ishte në atë pozitë për 14 vite.