SHPËRNDAJE

Alexis Sanchez dhe Angel Di Maria pa dyshim kanë filluar shkëlqyeshëm sezonin në Angli. Cili është më i mirë?

Di Maria me një gol kundër QPR dhe asistim kanë filluar akuzat ndaj Real Madridit, të ngjajshme me ato kur e shiti Mesut Ozilin në Arsenal.

Sanchez gjithashtu ka treguar se është një përforcim i madh i Arsenalit, vetëm kundër Everton nuk pati sukses, kur luajti në pozitën e sulmuesit qendror, ku u mundua por u zëvendsua pas pjesës së parë.

Çka thotë statistika për këta dy lojtarë?

Sanchez ka luajtur 90 minuta më shumë deri tani, shenon 0.57 gola për ndeshje, ndërsa Di Maria 0.8 gola.

Sanchez krijon 3.14 shanse për gol në ndeshje, ndërsa Di Maria 3.6. Kiliani është më preciz – 57% e shutave të tij shkojnë në gol, ndërsa Di Maria 50% është preciz.

Në pasimet e kompletuara, të dy janë të shkëlqyer, Sanchez ka 75% ndërsa Di Maria 78%.

Të dy lojtarët kanë statistika të mira. Deri tani, si duket Di Maria është vetëm një hap para Sanchez, më i rrezikshëm për golin e kundërshtarit, ndërsa gjykimi mund të merret vetëm në fund të sezonit…