SHPËRNDAJE

Fitorja 5:0 në ndeshjen e parë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve Europian, bënë që Shkëndija të jetë favorit absolut për të kaluar në raundin e dytë. “Kuqezinjtë” nga Tetova nuk mendojnë për të ulur ritmin dhe kërkojnë tjetër fitore përballë kampionit të Uellsit, Nju Seints.

“Jemi këtu për të luajtur lojën tonë dhe pa marrë parasysh se kemi epërsi 5:0 nga ndeshja e parë ne mendojmë vetëm për rezultat pozitiv. Unë personalisht nuk mbaj mend Shkëndijën të luajë dikund dhe mos ketë mbështetjen e publikut, ashtu ishte herën e fundit kur luajtëm në Skoci me Aberdin-in, edhe nesër do të kemi mbështetje nga tifozë të Shkëndijës”, deklaroi kapiteni, Armend Alimi.