SHPËRNDAJE

Kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti i shoqëruar edhe nga zëvendës kryetari i APN-së në Preshevë Armend Aliu kanë marrë pjesë në themelimin e lidhjes qytetarë Shqiptaro-Zvicërrane, e cila ëhstë organizuar të dielën në Zvicërr.

Në postimin e tij Pajaziti ka thënë se, Alternativa për Ndryshim do të rris intensitetin e rrjedhës së informatave rreth situatës në Luginë të Preshevës në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e sidomos përmes lobistëve siç janë bashkëshortët DioGuardi dhe miq të tjerë të çështjes shqiptare në SHBA.

Në këtë takim prezent ishte edhe ish kongresmeni Joseph DioGuardi bashkë me zonjën e tij Shirley Cloyes DioGuardi me të cilët bashkë me zv.kryetarin e Alternativës për Ndryshim, Armend Aliun, patëm rastin të takohemi, ka shkruar Pajaziti.

Në Zvicër të dielën është themelua Lidhja Qytetare Shqiptaro Zvicërane e cila do të promovojë kulturën dhe indentitetin shqiptar në Zvicër./presheva/com/