SHPËRNDAJE

Allegri

Giovanni Galeone, ish trajneri italian, beson se Massimiliano Allegri do të emërohet trajner i Chelseas
Massimiliano Allegri do të emërohet trajner i Chelseas. Kështu mendon ish trajneri italian, Giovanni Galeone, i cili e ka pasur Allegrin futbollist te Pescara dhe Napoli.

Sipas mediave britanike, kandidat më serioz për ta marrë drejtimin e Chelseas është trajneri aktual i Juventusi, Massimiliano Allegri.
“Unë mendoj se Max do të shkojë në Chelsea dhe do të bëjë shumë mirë. Allegri është duke bërë gjëra të pabesueshme, edhe pse klubi ka dështuar për të blerë lojtarët që ai ka kërkuara gjatë verës së kaluar: si Gotze e Isco”, “, ka thënë 75-vjeçari për Radio Radio.

“Ai do të largohet nga Italia, dhe unë shoh atë duke shkuar në Angli, sepse kontrata e ofruar nga Roman Abramovich është me të vërtetë fantastike. Si një nga pesë trajnerëve më të mirë në botë, ai do të largohet nga Juventus, nuk ka kuptim që ai të qëndrojë në Itali.”, ka theksuar ai.