SHPËRNDAJE

Milani është duke i shqyrtuar mundësitë për kthimin e strategut italian, Massimiliano Allegri.

Trajneri aktual i Juventusit në vitin 2011 e fitoi Scudetton me Rossonerët, skuadër që e kishte drejtuar gjatë viteve 2010-2014.

Në vitin 2014, ai mori drejtimin e Zonjës së Vjetër dhe e ka fituar tri herë radhazi titullin dhe dy herë Kupën e Italisë.

La Repubblica raporton se drejtorët e Milanit, Massimiliano Mirabelli dhe Marco Fassone, mendojnë që ta ndërrojnë trajnerin në sezonin e ardhshëm dhe objektivi kryesor është Allegri.

Vincenzo Montella është nën presion të madh këtë sezon për shkak të rezultatateve jo të kënaqshme nga Rossonerët.

Carlo Ancelotti dhe Antonio Conte janë emrat tjerë që janë përmendur në të kaluarën si zëvendësues eventualë të Montellas.

Allegri ka nënshkruar me Juven deri në vitin 2020 dhe shefat e Milanit do ta kenë të vështirë ta bindin që të kthehet në San Siro.

Për më shumë, te Rossonerët ai do ta gjente Leonardo Bonuccin, me të cilin i ka prishur raportet në fund të sezonit të kaluar.