SHPËRNDAJE

Max Allegri tani është i papunë, por po e shijon këtë moment me familjen duke pushuar.

Ai nuk hezitoi të flas për ndarjen me Juventusin, ndërsa komentoi edhe Interin.

“Duhej të ndodhte pas një kohe të gjatë. A kam pengje që u largova nga Juventusi? Asnjë!”.

“Pas pesë vitesh, ndarja duhej të ndodhte. Ndoshta, Agnelli e kuptoi përpara meje, është i ri dhe i zoti, ka vizion evropian. Po bën gjithçka për ta përmirësuar futbollin italian. Me të isha bashkë edhe këtë verë”.

Ish-trajneri i Juventusit, u ndal të flas edhe për Beppe Marottan, por edhe për Antionio Conten.

“Marotta? Kam fituar katër tituj në katër vjet me të, por fitova edhe pa të gjithashtu. Te Interi ka bërë punë të mirë, pasi mori Antonio Conten që është zgjedhje me peshë”.

“Zikaltërit, këtë vit, mund të synojnë titullin”, ka thënë Allegri.