SHPËRNDAJE

Sipas Allegrit, Real Madridi është sërish favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve.
Real Madridi shkroi histori edicionin që lamë pas duke fituar dy herë me radhë Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” shkruan histori pikërisht kundër Juventusit të Massimiliano Allegrit, duke triumfuar 4:1.

Ai mendon se ekipi i ZInedine Zidane është sërish favoriti kryesor në këtë garë, pavarësisht se e ka nisur keq sezonin në Ligë, ku ka mbetur shtatë pikë prapa Barcelonës.

“Reali është favoriti numër një. Ata kanë rrëshqitur paksa, kanë lëshuar disa pikë në Ligë, por tani kanë filluar t’i bëjnë gjërat mirë”, tha Allegri.

“Kundër Borussia Dortmundit luajtën në 70 përqindëshin e tyre dhe fituan”, shtoi trajneri “Zonjës së Vjetër” për “Tuttosport”