SHPËRNDAJE

Sezonën e dytë me radhë Milan nuk po tregon rezultate të pritura. Pas 17 xhirove gjendet në vendin e 13 me 27 pikë pas Juventus dhe 17 pas Napoli i cili gjendet vendin e tretë i cili çon direkt në ligën e kampionëve.

Massimilano Allegri i cili sezonin e parë të tij tek Milan ka fituar titullin në vitin 2011, ka thënë se ka njoftuar nënpresidentin e klubit Adriano Gallianin se do të largohet në fund të sezonit nga klubi.

“Dua ta përfundoj qëndrimin tim 4 vjeçar tek Milan në mënyrën më të mirë. Do të shohim se çka do të ndodhë, mirëpo kam marrë vendim dhe nuk do të ndryshoj mendje. Gjatë verës kam vendosur, ndërsa para kërshëndellave kam njoftuar Gallianin. Nuk mundeni gjithmonë të mbeteni në klub. Për 4 vite tek Milan mendoj se e kam kryer punën mirë” ka thënë Allegri.