SHPËRNDAJE
Fernando Alonso shuajti spekullimet se ka arritur një akord me skuadrën e McLaren. Gjatë një konference shtypi në Meksikës piloti spanjoll deklaroi se ende nuk ka vendosur se cili do të jetë destinacioni i tij në sezonin e ardhshëm të Formula 1. 
Spanjolli, që garon me Ferrarin që nga 2010, do ta mbyllë bashkëpunimin me skuadrën italiane në fund të këtij sezoni.
“Po mendoj se cila është gjëja më e mirë për të bërë. Unë kam avantazhin dhe privilegjin që të je mi aftë të zgjedh se me cilën skuadër do të garoj cdo vit. Nuk është e lehtë. Të shoh se cili do të jetë vendimi më i mirë për vitin e ardhshëm. Do të përpiqem të zgjedh se çfarë është më mirë për të ardhmen time. Kam respekt të jashtëzakonshëm për Ferrarin, unë e dashuroj këtë skuadrën. Atë që kam bërë në këto vitet e fundit të karrierës e kam bërë për Ferrarin, dhe këtë do të bëj edhe në të ardhmen”, është shprehur Alonso.
Gjatë dy javëve të fundit mediat angleze dhe ato spanjolle kanë bërë të ditur se Alonso ka zgjedhur Mclarenin si skuadrën e tij të rradhës, madje kanë pretenduar se mes pilotit dhe skuadrës nga Woking është arritur edhe akordi për një kontratë dy-vjeçare, por vetë Alonso e përgënjeshtron diçka të tillë duke ironizuar me spekulimet mediatike.
“Nuk ka asgjë të re. Nuk kam vendosur asgjë për vitin e ardhshëm. Kam menduar për këtë, por nuk kam arritur në asnjë vendim përfundimtar. Sipas spekullimeve gjatë dy muajve të fundit unë kam firmosur me disa skuadra. Vitin e ardhshëm do të jetë vështirë që të firmos me një skuadër të re pas çdo gare”, vijoi spanjolli.
Alonso, i cili është shpallur kampion i botës në Formula një në 2005 dhe 2006 me Renault, nuk fiton një Çmim të Madh që nga maji i 2013-ës.