SHPËRNDAJE
Fernando Alonso do të jetë piloti i ri i McLaren duke nisur nga viti 2015. Edhe pse vetë spanjolli i Ferrarit nuk e ka zbuluar skuadrën e tij të re për sezonin e ardhshëm, BBC ka publikuar detajet e marrëveshjes që dy herë kampioni i Formulës 1 do të nënshkruajë me britanikët. 
Mendohet se spanjolli do të ketë një pagë prej 35 milionë eurosh në vit për dy sezone, me opsionin e zgjatjes së kontratës edhe një sezon tjetër. Shoku i tij i skuadrës do të jetë i riu Kevin Magnussen, ndërsa Jenson Button do të largohet.
Zyrtarizimi do të vijë kur Fernando Alonso dhe Ferrari të gjejnë marrëveshjen për prishjen konsensuale të kontratës mes tyre.