SHPËRNDAJE

Alpinistet

Njëzetedy alpinistë kosovarë, pas një ekspedite të nisur më 1 mars, mëngjesin e së hënës kanë pushtuar majën e Kilimanxharos, më e larta në Afrikë me një lartësi mbidetare 5896 metra.

Në majë janë vendosur dy flamuj: ai i shtetit të Kosovës dhe njëri që kërkon drejtësi për viktimat seksuale gjatë luftës së vitit 1999.

Në mesin e alpinistëve janë 7 femra kosovare. Ekipi i alpinistëve kosovarë kthehet në Kosovë më 13 mars.