SHPËRNDAJE

APN-01
Alternativa filloi fushatën nëpër bashkësitë lokale të komunës së Preshevës. Sot, u vizitua fshati Tërrnavë, ku delegacioni i Alternativës së pari bëri një ecje nëpër këtë bashkësi lokale duke vizituar fshatin dhe duke u njohur për së afërmi me nevojat e këtij vendëbanimi si dhe me projektet dhe iniciativat e mundshme në të ardhmën.

APN-02
Pas vizitës, masa e madhe e banorëve u grumbulluan tek stadiumi i fshatit ku para tyre u prezantuan planet dhe programi i Alternativës.
Të pranishmit i përshëndeti së pari kryetari i nëndegës së Alternativës në fshatin Tërrnavë, z. Qenan Jashari ku pas tij mori fjalën kryetari i Alternativës për Ndryshim, z. Shqiprim Arifi.
Në mes tjerash Arifi theksoi nevojën që banorët e fshatit Tërrnavë të mos bien pre e mashtrimeve dhe premtimeve falso të cilat i kemi ndëgjuar me vite të tëra por kësaj rradhe të rrethojnë numrin 4 pra të votojnë ndryshimin.

APN-03

Ndërsa sot, Alternativa promovon kandidatët për këshilltar të njësive zgjedhore numër 4, 5 dhe 6 të qytetit të Preshevës
Anëtarë të kryesisë së Alternativës bashkë me kandidatët për këshilltarë sot vizituan njësitë zgjedhore të qytetit të Preshevës me numër 4, 5 dhe 6. Të udhëhequr nga kryetarët e nëndegëve të Alternativës për këto njësi, u njohtuan me problemet dhe prioritetet e kësaj zone të qytetit si dhe u takuan me banorët.

APN-04
Vizita përfundoi me një tubim i cili organizua para ndërtesës së komunës së Preshevës ku para të pranishmëve folën kandidatët për këshilltarë, z. Fidan Nuhiu për njësinë zgjedhore numër 6, z. Skender Selimi për njësinë zgjedhore numër 5 si dhe znj. Lejla Kelmendi kandidate për këshilltare e njësisë zgjedhore numër 4.
Të pranishmit i përshëndeti në fillim të tubimit kryetari i nëndegës së njësisë numër 4, z. Mustaf Mustafa.

APN-05
Tubimi përfundoi me fjalimin e kryetarit të Alternativës i cili i porositi të pranishmit që të bëjnë fushatë me dinjitet dhe me qetësi, dhe tha se të gjithë ata që po flasin për bashkim në fakt po punojnë për përçarje, ndërsa Alternativa është e vetmja që do të punojë për bashkim të qytetarëve drejt përmirsimit të kushteve të jetës.
Lajmi i cili u trasnmetua nga kryetari i Alternativës lidhur me inicimin e suksesshëm të tërheqjes së edhe një investitori të ri nga Gjermania në fushën e paneleve solare u prit me entuziazëm të madh nga të pranishmit. /presheva.com/