SHPËRNDAJE

Para shumë të pranishmëve, mbrëm në Shtëpinë e Kulturës ”Abdulla Krashnica” në Preshevë,Alternativa për Ndryshim ka bërë hapjen e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Arbër Pajaziti bartës i listës së Apn-së shpalosi programin e Apn-së, ku shpjegoi 4 fushat e këtij programi, ku theks të veçantë zënë problemet me tekstet shkollore.

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi shpjegoi arsyet pse Apn merrë pjesë në këto gara, duke u zotuar se arsyeja e vetme për pjesëmarrjen e Alternativës për Ndryshim në këto zgjedhje janë fëmijët tonë.

Në fund kryetari Arifi kërkoi nga të gjithë partitë politike një garë fair play, e cila është në të mirë të gjithë partive politike dhe të gjithë popullit preshevar.

Para të pranishmëve u prezantuan edhe kandidatët për këshilltarë për KNSH me çfarë edhe përfundoi ngjarja e mbrëmshme.

Ditët në vijim, vazhdon fushata për këto zgjedhje, ku lidhur me fushatën u dërgua një apel për qetësi dhe dashuri gjatë fushatës zgjedhore si në ditën e zgjedhjeve./presheva.com/