SHPËRNDAJE

Dani Alves ka konfirmuar se do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni. Braziliani është në përfundim të kontratës me klubin katalanas por ka vendosur të mos rinovojë.

“Do të shkoj në Angli sezonin e ardhshëm. Ky do të jetë viti im i fundit në Barcelonë”, deklaroi Alves për të përditshmen braziliane “O Globo”

Alves nuk ka zbuluar se në cilin klub do të shkojë, por sipas mediave angleze, ai është pranë marrëveshjes me Liverpoolin. 

Dani Alves erdhi në Barcelonë nga Sevilla në verën e 2008-ës.