SHPËRNDAJE

Teksa deri tani nuk është zbuluar asnjë kurë, shkencëtarët kanë dhënë një lajm mjaft të mirë teksa citojnë se Alzhaimeri mund të identifikohet që në fazat e para. Ndersa shumica e përpjekjeve kanë rezultuar të pasuksesshme, një grup shkencëtarësh besojnë se tashmë mund ta indentifikojnë atë që në hapat e para. Falë një zbulimi të një grupi shkencëtarësh britanikë të “King’s College” në Londër, në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, tashmë sëmundja e Alzhaimerit mund të identifikohet që në fazat e para. 

Shkencëtarët besojnë se kanë identifikuar disa proteina në gjak, të cilat mundësojnë identifikimin e sëmundjes së Alzhaimerit që në fazat e para. Me anë të këtyre proteinave, shkencëtarët mendojnë të ngadalësojnë përparimin e sëmundjes tek bartësit, ose ta parandalojnë atë plotësisht në 87% të rasteve. Kërkuesit kanë thënë se testi i ri do të rishikohet për të rritur saktësinë e tij para se të futet në përdorim. Kjo pritet të ndihmojë gjithashtu edhe në gjetjen e diagnozës përfundimtare, nëse pacienti ka ose jo Alzhaimer.