Ambasada britanike në Kosovë, përmes një video mesazhi ka kujtuar ndërhyrjen e trupave tokësore të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë që ndodhi më 12 qershor në vitin 1999.
Në këtë video mesazh që vjen edhe me fotografi të kohës, flet edhe ish komandanti i parë i kompanisë numër 1, të Batalionit të parë të Gardës Irlandeze, Eduard Melotte.
“Ndërhyrja në Kosovë ishte për njerëzit, përfundimisht për njerëzit”, thuhet në video mesazh.
Melotte, kujton se si trupat britanike nga Kaçaniku kishin filluar shpërndarjen nëpër Kosovë, në drejtim të Prishtinës.
“Ne ishim grupi i parë i blinduar i këmbësorisë në Kosovë. Ne kemi kaluar nëpër pikën kufitare. Ne nga Kaçaniku filluam të shpërndahemi, disa prej nesh drejt Aeroportit të Prishtinës dhe të tjerët drejt Prishtinës. Rusët kishin lëvizur nga Bosnja përmes Serbisë në një lloj operacioni si grushtet për të marrë Aeroportin përpara NATO-së dhe kështu ne u tërhoqëm dhe qëndruam në jug të e tij”, tha Melotte.
Përvjetori i nëntëmbëdhjetë i Forcave të NATO-s në Kosovë
"Ndërhyrja në Kosovë ishte për njerëzit, përfundimisht për njerëzit"
Gepostet von British Embassy, Pristina am Dienstag, 12. Juni 2018