SHPËRNDAJE
Për shkak të informacioneve që kohën e fundit kanë dalur në lidhje me procedurat për viza pune në Gjermani, ambasada gjermane në Shkup ka dalur me njoftim zyrtar. Ata thonë se nuk do të ketë ligj të ri, i cili do t’u mundësojë qytetarëve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së të qëndrojnë 6 muaj në Gjermani pa marrëdhënie dhe leje për punë, “Informacionet për ligj të ri, i cili është dashur të hyjë në fuqi më 01/01/2019, që do të mundësojë qytetarëve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së të qëndrojnë deri 6 muaj pa marrëveshje pune dhe pa leje për punë në Gjermani, nuk janë të sakta.
Ju lutemi që të informoheni në web-faqen e ambasadës gjermane për kushtet dhe kohën e pritjes për marrjen e vizës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Shkup. Ndryshe, disa mediume online njoftuan se që nga fillimi i këtij viti qytetarëve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së do t’u mundësohet që të qëndrojnë deri 6 muaj në Gjermani pa leje për punë dhe pa vizë, informacione që janë mohuar nga vetë ambasada.