SHPËRNDAJE

Ambasadorët e Kuintit kanë zhgënjyer pritshmëritë e shefit të qeverisë serbe Aleksandër Vuçiç, në takimin e thirrur prej tij.

Sipas portalit serb, B92, të gjithë Ambasadorët kanë dalë në një deklaratë të përbashkët se pavarësisht provokimit të Ramës, vizita mund të konsiderohet historike dhe një hap domethënës në bashkëpunimin dhe qendrueshmërinë në rajon.

Vuçiç ishte i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, në takimin me Ambasadorët.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve Tanjug, e citon Vuçiçin të jetë justifikuar pas kritikave të marra nga disa segmente të politikës serbe se duhet të kishte reaguar më ashpër ndaj thënieve të Ramës.

“Nëse dikush mendon se është politikë serioze po të kisha marrë një shkop për t’a goditur Ramën, atëherë e kanë gabim. Kjo nuk është politikë serioze dhe ato që duan të më japin leksion se po të kishin qenë në vendin tim do të kishin vepruar në këtë mënyrë, dyshoj se do ta bënin këtë gjë”.

Ndërsa për takimin me Ambasadorët, ai shtoi: “Dua të shoh se çfarë mendojnë, nëse kanë ndonjë gjë kundër Serbisë. A treguam apo jo mikpritje, a i ofenduam apo jo, thamë ndonjë fjalë të rëndë që miku ynë nuk e priste, apo mbrojtëm integritetin, krenarin dhe sovranitetin e atdheut tonë?”.

Vuçiç theksoi gjithashtu se Rama do të rikthehet në Beograd në dhjetor për samitin rajonal dhe se edhe në atë rast dikush duhet t’i thotë “Mirëdita”. Ai theksoi se politika e qeverisë serbe është të mbajë bisedime serioze dhe të përgjegjshme